Sport

Gladbachu me synim për ta eliminuar Realin, Interi mbështetet te Lukaku kundër Shakhtarit

Gladbachu me synim për ta eliminuar Realin, Interi mbështetet te Lukaku kundër Shakhtarit
 

Borussia Moenchengladbachu shpreson të shuajë shpresat e Real Madridit për sukses në Ligën e Kampionëve. Ekipi gjerman po kërkon një vend në rundin nokaut të garave evropiane, për herë të parë që nga vitet e 70-ta.

Para ndeshjeve të xhiros e fundit (6) të fazës së grupeve të Championsit, Gladbachu është lider i befasishëm i Grupit B. Prinë në tabelë me tetë pikë, një më shumë se Shakhtari dhe Reali që renditen në pozitat dy e tre.