Sport

Salahu lë prapa Gerrardin, vendos rekord të golave në Ligën e Kampionëve

Salahu lë prapa Gerrardin, vendos rekord të golave në Ligën e Kampionëve
 

Mohamed Salah ka thyer rekordin e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, sa u përket golave të shënuara në Ligën e Kampionëve.

Me golin e shënuar sot ndaj Midtjyllandit ai ka arritur në kuotën e 22 golave në këtë garë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.