Bayern Munichu synon që në verë ta transferojë mbrojtësin e Marseilles, Boubacar Kamara, raporton Sky Germany.
Kampioni i Evropës ka mbajtur bisedime të brendshme me 21 vjeçarin gjatë verës së kaluar, kur edhe kishte vendosur që të priste deri më 2021 për ta bërë ofertën zyrtare.
Bayerni shihet favorit për shërbimet e tij.
Aftësia e Kamaras për të luajtur edhe në mbrojtje edhe në mesfushë ka tërhequr vëmendjen e Bayernit, derisa David Alaba, Jerome Boateng dhe Javi Martinez nuk e kanë të ardhmen e sigurt.