Sport

Llapi ngjitet në tabelë, fiton duelin e rëndësishëm me Feronikelin

 

Llapi ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës duke shënuar fitoren e tretë rresht, për të shijuar ngjitje në tabelë. Skuadra e Tahir Batatinës fitoi të dielën 3:2 ndaj Feronikelit.

Bujar Idrizi, Sava Gardasevic dhe Arbnor Ramadani realizuan golat për Llapin, ndërsa për skuadrën nga Drenasi shënoi dy herë Marko Simonovski.