Sport

Bashkimi përforcohet me një basketbollist amerikan

Foto: WBA
 

Klubi i basketbollit Bashkimi është përforcuar me amerikani K.J. Robinson. Këtë e kanë bërë të ditur nga faqja zyrtare në Facebook e klubit, derisa thuhet se ai do t’i bashkohet skuadrës nesër.

“Ai ka qenë pjesë e skuadrës amerikane nga NCAA, Omaha Mavericks, për të cilën ka luajtur që nga stinori 2016/17. Në stinorin e fundit me këtë skuadër ka pasur mesatare prej 15.2 pikëve, 2.7 asistimeve dhe 2.1 kërcimeve për ndeshje, duke pasur mesatarisht prej 32.1 minuta lojë në gjithsej 29 paraqitje”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.