Sport

Lewandowski: Isha gati të kaloja tek Manchester Unitedi

Lewandowski: Isha gati të kaloja tek Manchester Unitedi
Foto: Reuters
 

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka deklaruar se kishte qenë i gatshëm t’i bashkohej Manchester Unitedit në vitin 2012. Ai ka thënë se kishte diskutuar me trajnerin e Unitedit, Sir Alex Fergusonin për një kalim të mundshëm mirëpo transferimi nuk ishte arritur.

“Pas viti të dytë në Borussia Dortmund, pata një bisedë me Sir Alex Fergusonin. Unë isha shumë i interesuar, mund të them që isha gati. Por Dortmundi nuk donte të më linte të shkoja. Kjo nuk më shqetësoi shumë sepse gjërat po shkonin mirë edhe në ekipin tim”, ka deklaruar Leëandoëski për France Football, raporton Goal.com