Sport

Trajnerët e ekipeve angleze që mund të shkarkohen gjatë festave të fundvitit

Foto: Reuters
 

Shkarkimi i Slaven Biliqit nga West Bromwich Albioni, javën e kaluar, e bëri atë trajnerin që më së herëti u largua gjatë një sezoni në Premier League. Në fakt, Biliqi e theu rekordin e Neil Warnockut, i cili në vitin 2014 ishte shkarkuar nga Cardiff City pas 18 ndeshjeve. Biliqi u shkarkua nga WBA-ja, ekip që u kthye këtë sezon në Premier League, pas vetëm 13 xhirove.

“Jam shumë i zhgënjyer që po largohem kaq shpejt nga ekipi, por kështu e ka puna e trajnerit”, pati thënë ndër të tjera Biliq, i cili u shkarkua më 16 dhjetor.