Sport

Federeri për herë të parë pas 21 vjetëve mungon në “Australian Open”

Foto: Reuters
 

Roger Federer u tërhoq nga Australian Open të hënën ndërsa ai vazhdon punën për t’u kthyer në aksion pas dy operacioneve në gjurin e tij të djathtë dhe një mungese turne që do të zgjasë më shumë se një vit.

Është hera e parë që gjashtë herë kampioni nuk merr pjesë në Grand Slamin tenisit "Australian Open" dhe i jep fund serisë së 21 paraqitjeve rresht në Melbourne.