Sport

Alice Dearing, notarja që po synon të shkruajë historinë olimpike të Britanisë

 

Në një mëngjes të ftohtë në dhjetor, Alice Dearing është zgjuar para lindjes së diellit për të bërë atë që bën çdo ditë të javës: për të notuar para-mbrapa, distancë pas distance, orë pas ore, në pishinën e universitetit të saj. Anglia është në mes të një pandemie globale, por 23-vjeçarja ka historinë në sytë e saj.

Në vitin 2021, Dearing mund të bëhet notarja e parë zezake që përfaqëson Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut në Lojërat Olimpike, shkruan CNN. Vetëm dy notarë zezakë kanë përfaqësuar Britaninë në Lojëra Olimpike - Kevin Burns në vitin 1976 në Montreal dhe Paul Marshall që fitoi medaljen e bronztë në Moskë katër vjet më vonë.