Sport

Të hënën, shorti për 1/8 e finales së Kupës

Të hënën, shorti për 1/8 e finales së Kupës
 

Të hënën, më 11 janar, në orën 13:00 do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Shorti do të tërhiqet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak të punimeve në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruhet në njoftimin e FFK-së.