Sport

Befasi e madhe në Botërorin e hendbollit, Japonia e ndal në barazim Kroacinë

Befasi e madhe në Botërorin e hendbollit, Japonia e ndal në barazim Kroacinë
 

Një rezultat sensacional është regjistruar në ditën e tretë të Botërorit të hendbollit që po mbahet në Egjipt. Kroacia me shumë mund ka barazuar ndaj Japonisë, të premten mbrëma. Kroacia është vlerësuar favorite e madhe, por pas një drame të madhe ka barazuar 29:29. Ndeshja i takoi grupit C të fazës së parë grupore.

Kroacia ka shmangur turpërimin falë golit të Ivan Çupiqit, pesë sekonda para fundit. Ai realizoi penallti. Kroatët e kanë hapur ndeshjen shumë keq dhe vazhdimisht ishin në disavantazh. Madje epërsia e Japonisë ka shkuar deri në gjashtë gola.