Ruizi infektohet me COVID-19, flet për gjendjen e tij
Foto: Reuters
Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, ka dërguar një mesazh pasi rezultoi pozitivë me koronavirus. Ai përmes Instagramit ka thënë se është izoluar në shtëpi dhe duke ndjekur rregullat e vendosura nga klubi dhe Serie A.
“Ju falënderoj për të gjitha mesazhet mbështetëse që po marr. Unë dhe familja jemi mirë”, ka deklaruar spanjolli.
Ai ka bërë thirrje që të qytetarët të kenë kujdes dhe ta ruajnë shëndetin e tyre, njofton football-italia.
Pas rezultimit pozitiv, Ruizi do e humbas Supercoppan në Serie A ndërsa ka thënë se do vazhdojë ta mbështes klubin nga shtëpia.