Sport

Harden realizon dyshifror të trefishtë në debutimin e tij me Netsat

Harden realizon dyshifror të trefishtë në debutimin e tij me Netsat
Foto: AP
 

James Harden ka realizuar dyshifror të trefishtë në ndeshjen e tij të parë për Brooklyn Netsat. Harden realizoi 32 pikë, 12 kërcime e 14 asistime, në fitoren 122:115 që Brooklyn Nets e shënoi të shtunën mbrëma në NBA ndaj Orlando Magic.

Ai është bërë vetëm basketbollisti i shtatë në histori të NBA-së që ka realizuar dyshifror të trefishtë në debutim me një skuadrë të re.