Sport

Manchester City vazhdon me fitore

Manchester City vazhdon me fitore
 

Manchester City ka regjistruar fitoren e pesë radhazi në Premierligë, pasi ka mposhtur Crystal Palace në shtëpi 4:0.

Me këtë fitore “Qytetarët”, janë në pozitën e dytë me 35 pikë dy më pak se lideri Manchester United që ka 37. Ndeshja nisi më mirë për vendasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 26-të me John Stones për 1:0.