Sport

Klubi i futbollit që synon ta fusë Malishevën në hartën e sportit

Klubi i futbollit që synon ta fusë Malishevën në hartën e sportit
 

Malishevë, 17 janar - Malisheva nuk ka aktualisht ndonjë skuadër të njohur sportive me sukses në nivel vendi. Por kjo pritet të ndryshojë brenda një periudhe të shkurtër. Të paktën kështu premtojnë në klubin e futbollit Malisheva.

I themeluar në vitin 2016 nga Afrim Bytyqi, që është larguar nga postet udhëheqëse në klub, Malisheva ndodhet në vendin e dytë në Ligën e Parë, Grupi A. Në pranverë do ta kërkojë inkuadrimin në Superligë.