Sport

Lëndimi i Abrashit nuk është serioz

 

Mesfushori kosovar Amir Abrashi nuk do t’i mungojë gjatë Freiburgut, ashtu siç ishte raportuar të dielën. Abrashi u largua në minutën e 50-të nga fusha të dielën në ndeshjen kundër Bayern Muenchenit të cilën Freiburgu e humbi me rezultatin 2:1.

Kishte raportime se Abrashi ka lënduar ligamentet, por sipas një njoftimi të martën nga klubi gjerman thuhet se Abrashi ka lëndim të vogël. Megjithatë, Abrashi do t’i mungoj Freiburgut në ndeshjen që e luan të mërkurën kundër Eintracht Franfurtit. Abrashi për shkak të problemeve me lëndime këtë edicion ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Bundesligë.