Sport

Tenis, Bajraliu e Gjinaj më të mirët për vitin 2020

Foto: Facebook
 

Tenistët Granit Bajraliu e Vesa Gjinaj janë shpallur më të mirët për vitin 2020, ka njoftuar të enjten Federata e Tenisit të Kosovës (FTK).

Gjithashtu, FTK-ja ka shpallur më të mirët për vitin e shkuar edhe në kategoritë tjera. Lorina Dreshaj, Inara Ymeri e Rubina Mazreku janë shpallur më të mirat tek shpresat (top i kuq) derisa te djemtë e kësaj kategorie, më të dalluarit ishin Heron Ajeti e Morihej Duraku.