Sport

Zidane do të mbetet trajner i Realit deri në verë

Zidane do të mbetet trajner i Realit deri në verë
 

Zinedine Zidane është nën presion për të mbetur ende në krye të Real Madridit, por gazeta spanjolle “marca” ka shkruar se ai do të jetë trajner i madrilenëve të paktën deri në verë. Kampioni i La Ligës pësoi disfatë turpëruese 2:1, pas vazhdimeve, kundër klubit Alcoyano që bën gara në rangun e tretë të futbollit spanjoll.

Ky ekip madje mbeti me 10 futbollistë në ndeshjen e Kupës së Mbretit të mërkurën mbrëma. Me këtë disfatë, pozita e francezit si trajner i skuadrës është vënë në dyshim. Pati kritika të shumta edhe pas humbjes nga Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës një javë më herët, që u pasua edhe me barazimin pa gola kundër Osasunas në ligë. Megjithatë, është bërë e ditur se drejtorët e “Los Blancos” insistojnë se tani nuk është koha për ndërrim të trajnerit dhe do të presin deri në përfundim të sezonit për vendimin e ardhshëm.