Sport

Manxhukiqi i lumtur me transferimin te Milani

Manxhukiqi i lumtur me transferimin te Milani
 

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Mario Manxhukiq, ka thënë se është shumë i lumtur që është transferuar te klubi i madh italian, Milan. Sulmuesi kroat iu bashkua gjigantit të Serie A me kontratë deri në fund të sezonit.

Manxhukiqi u zgjodh nga lideri i elitës së futbollit italian ani pse nuk ka luajtur tash e gjashtë muaj. Ai në korrik e shkëputi kontratën me skuadrën Al-Duhail në Katar Stars League, me marrëveshje të dyanshme.