Sport

Përveç Johnit, edhe Mankenda po e pret lejeqëndrimin, probleme edhe te klubet e tjera

Përveç Johnit, edhe Mankenda po e pret lejeqëndrimin, probleme edhe te klubet e tjera
 

Futbollistët e Prishtinës, Otto John dhe Gauthier Mankenda, kanë aplikuar për lejeqëndrim në Kosovë. Por, që nga dhjetori janë në pritje të përgjigjes. Shkaku i kësaj të dy kanë mbetur pa e filluar fazën përgatitore me ekipin.

John ndodhet në Nigeri ku ka shkuar për ta vazhduar pasaportën, kurse Mankenda ka mbetur në kryeqytet. Menaxheri i ekipit të parë të Prishtinës, Kushtrim Sopa, që është edhe koordinatori i shkollës së futbollit, ka thënë për KOHËN se janë ende në pritje të një përgjigjeje pozitive. Sopa shpreson që lojtarët të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm para fillimit të kampionatit.