Sport

Basketboll, derbi në Prizren

Basketboll, derbi në Prizren
 

Ndeshja ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, do të jetë derbi i xhiros së 17 në Superligën e Kosovës në basketboll, ka njoftuar të premten Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK). Kjo ndeshje, zhvillohet të shtunën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren prej orës 17:00. Të dy ekipet, kanë të tubuara nga 27 pikë dhe ndajnë pozitat dy dhe tre në tabelë.

Peja në këtë ndeshje, futet pas një serie prej tri fitoreve rresht derisa Ponte Prizreni ka një fitore e dy humbje në po aq ndeshje të luajtura. Megjithatë, xhiroja e 17-të, do të hapet me ndeshjen që luhet në palestrën “Mizahir Isma” ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, që nis prej orës 15:00 të shtunën. Edhe të dielën, do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të kësaj xhiroje.