Skuadra e futbollit Gjilani e ka fituar miqësoren e radhës të luajtur në Durrës. Të premten Gjilani fitoi 1:0 ndaj Deçiqit, skuadrës nga Tuzi që garon në elitën e Malit të Zi.
Golin e vetëm në ndeshje e ka realizuar Gerhard Progni, ka njoftuar Gjilani.
“Ishte kjo një mundësi e mirë për kryetrajnerin Bylbyl Sokoli që të analizojë formën e skuadrës gjatë përgatitjeve. Futbollistët po punojnë me ritëm të lartë për ta arritur formën optimale para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit”, ka njoftuar Gjilani.
Deçiqi është ekip shqiptar nga Tuzi, ndërsa renditet i dyti në kampionatin e Malit të Zi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.