Sport

Davisi udhëheq Lakersin drejt fitores ndaj Chicagos

Davisi udhëheq Lakersin drejt fitores ndaj Chicagos
Foto: Reuters
 

Anthony Davis i ka realizuar 37 pikë, ndërsa ka udhëhequr LA Lakersin drejt fitores 101:90 ndaj Chicago Bullsit të shtunën mbrëma.

Për kampionin në fuqi është fitorja e nëntë e shënuar si mysafir në po aq ndeshje në këtë edicion të NBA-së. LeBron James realizoi dyshifror të dyfishtë prej 17 pikëve e 11 kërcimeve. Lakersi në tetë ndeshjet e fundit, i ka fituar shtatë sosh.