Sport

Nëntë raste aktive me COVID-19 në karantinën e “Australian Open”

Foto: Reuters
 

Nëntë raste aktive me koronavirusin e ri janë në grupin e tenistëve dhe stafit përcjellës që janë vetizoluar në hotelet në Melbourne para fillimit të Grand Slamit “Australian Open”, raporton agjencia Reuters.

Zyrtarët e Shëndetësisë të shtetit të Victorias kanë thënë se po hetojnë disa teste pozitive, nëse kanë të bëjnë me raste që e kanë pasur virusin por vazhdojnë të kenë mbetje jo-infektuese të virusit pasi janë rikuperuar.