Sport

Unitedi i gatshëm ta lëshojë në huazim Lingardin

Unitedi i gatshëm ta lëshojë në huazim Lingardin
 

Manchester Unitedi është i gatshëm të lirojë Jesse Lingardin, por vetëm në formë huazimi, raporton “ESPN”.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është i interesuar ta mbajë Lingardin, por vet Lingard dëshiron të luajë më tepër. Solskjaer është i gatshëm ta lirojë Lingardin në formë huazimi, ndërsa futbollistin anglez kanë shprehur interesim klube të Premier Leagues, por edhe nga ligat tjera evropiane.