Sport

Rrëzohet aeroplani i klubit brazilian, vdesin katër futbollistë dhe drejtori

Rrëzohet aeroplani i klubit brazilian, vdesin katër futbollistë dhe drejtori
 

Drejtori i klubit brazilian Palmas Futebol e Regatas dhe katër futbollistë kanë vdekur pasi avioni me të cilin ishin duke udhëtuar është rrëzuar. Në mesin e të vdekurve është edhe piloti.

Marca shkruan se futbollistët janë të ekipit të katërt në divizionin brazilian. Avioni ishte nisur të dielën për në Golas për të luajtur një ndeshje derisa arsyet e rrëzimit akoma nuk dihen.