Sport

Bashkimi thellon krizën e Vëllaznimit

Bashkimi thellon krizën e Vëllaznimit
 

Me gjithë kontributin e madh të dy përforcimeve të fundit, Vëllaznimi nuk ka mundur të ndërpres serinë e humbjeve. Vëllaznimi i Gjakovës të dielën pësoi nga Bashkimi në Prizren me rezultatin 79:67. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Superligës në basketboll.

Gjakovarët janë mbajtur në lojë për kohë të gjatë, por në çerekun e fundit prizrenasit vendosën çështjen e fituesit. Endrit Hysenagolli ka shkëlqyer te Bashkimi me 20 pikë e 17 kërcime. Sean Hoehn realizoi 25 pikë e pesë kërcime.