Sport

Marca: Ndeshja Spanjë – Kosovë mund të luhet në territorin spanjoll, shembull merret Botërori i hendbollit

Marca: Ndeshja Spanjë – Kosovë mund të luhet në territorin spanjoll, shembull merret Botërori i hendbollit
 

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31 mars, ndërsa Federata spanjolle nuk ka zyrtarizuar ende vendin se ku do të luhet takimi eliminator për Botërorin 2022.

Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka pasur raportime për mundësinë që ndeshja të luhet në terren neutral. Por autoritetet spanjolle po punojnë që ndeshja të luhet në territorin e Spanjës. Këtë e ka bërë të ditur Marca të dielën.