Sport

Juventusi i gatshëm të paguajë 19 milionë euro për Weston McKennie

Juventusi i gatshëm të paguajë 19 milionë euro për Weston McKennie
Foto: Reuters
 

Juventusi do ta shfrytëzoi të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit, Weston McKennie në fund të sezonit. Mesfushori amerikan iu bashkua Juventusit në formë huazimi nga Schalke në verën e vitit të kaluar.

Mediat në Itali shkruajnë se 22-vjeçari ka lënë përshtypje të mira te “Zonja e Vjetër”, e cila kërkon që ta mbajë në ekip për një periudhë të gjatë. Raportohet se Juventusi po planifikon t’ia paguajë Schelkes 19 milionë euro për McKennien.