Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard, do të huazohet tek Arsenali. “The Times” shkruan se klubi nga Londra nuk do të ketë të drejt ta blejë përfundimisht lojtarin në fund të sezonit.
Raportohet se Reali refuzoi që në marrëveshje të futet edhe neni që do ta lejonte Arsenalin ta blejë kartonin e norvegjezit. Madrilenët dëshirojnë që ta kenë Odegaardin në ekip për sezonin e ri, e ku trajner mund të mos jetë Zinedine Zidane.
Arsenali ka rënë dakord që t’ia paguajë Real Madridit 1.8 milionë euro për huazimin e Odegaardit.
Po ashtu, klubi anglez do të paguajë edhe pagat e lojtarit prej 38 mijë funtesh në javë deri në fund të huazimit.