Sport

Llorente drejt Udineses

Foto: Reuters
 

Sulmuesi Fernando Llorente pritet t’i bashkohet skuadrës së Udineses gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.

Madje, raportohet se palët kanë arritur marrëveshjen dhe se Llorente gjatë kësaj jave do të prezantohet te Udinese. Ai te Udinese do të transferohet nga Napoli, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.