Eder Militao shpreson të mbetet ende pjesë e Real Madridit dhe të luftojë për një vend titullari, raporton “Marca”.
Mbrojtësi qendror ishte raportuar se do të largohet nga Reali, pasi nuk ishte pjesë e planeve të Zinedine Zidane, por paraqitjet mbresëlënëse të Militaos së fundmi në mungesë të Ramosit dhe Nachos, i kanë dhënë rast trajnerit francez ta mbaj ende pjesë të skuadrës.
Braziliani 23-vjeçar këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur për Realin vetëm pesë ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai te madrilenët u transferua në korrik të vitit 2019 nga Porto.