Sport

Prania e Kobet mbetet e fortë, trashëgimia e tij po rritet

Prania e Kobet mbetet e fortë, trashëgimia e tij po rritet
 

 

Los Angeles, 26 janar (AP) – Kobe Bryant nuk ishte me skuadrën e Los Angeles Lakersave vjeshtën e kaluar kur ata e fituan titullin e kampionit në NBA. Ai nuk ishte as në fundjavën “All-Star” të mbajtur në qytetin e Chigagos, ku gjysma e lojtarëve mbanin numrin e tij në uniformat e tyre derisa gjysma tjetër mbanin numrin e fanellës së vajzës së tij, Giannas. Bryanti nuk ishte i pranishëm as në ceremoninë për t’i dëgjuar fjalët se karriera e tij ishte e denjë për t’u regjistruar në “Hollin e të Famshmëve të Basketbollit. Megjithatë, prania e tij ndihej kaq qartë në secilin prej këtyre momenteve. Bryanti, vajza e tij, Gianna, dhe shtatë personat e tjerë që u ngjitën në bordin e helikopterit të dielën në mëngjesin e datës 26 janar të vitit 2020 në Kaliforninë Jugore janë zhdukur saktësisht para një viti – dita e martë shënon edhe përvjetorin e zymtë të rrëzimit të helikopterit që u mori jetën. Që nga ajo kohë, lotët janë derdhur, janë treguar histori dhe janë bërë homazhe. Dhe nëse kishte ndonjë dyshim në lidhje me atë lloj trashëgimie që la pas vetes Bryant – fitues i pesë titujve të kampionit në NBA, ende koshëshënuesi i katërt në historinë e NBA-së, një lojtar me karrierë 20-vjeçare – atëherë gabohen të gjithë. Trashëgimia e Bryantit po rritet çdo ditë e më shumë pas vdekjes së tij dhe prania e tij po ndihet më shumë se kurrë. Bryanti ende bën jehonë, mbase më shumë se kurrë.