Erikseni e dërgon Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Erikseni e dërgon Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
Christian Eriksen ka realizuar një gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 97-të, ndërsa Interi ka triumfuar 2:1 ndaj Milanit sonte duke e siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Fillimisht Milani kaloi në epërsi me anë të Zlatan Ibrahimoviqit në minutën e 31-të. “Rossonerët” nga minuta e 58-të mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Ibrahimoviq u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Me një lojtar më tepër në fushë Interi arriti ta përmbysë rezultatin. Romelu Lukaku (77’) nga penalltia e barazoi rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Erikseni.
Inter [2] - 1 Milan - Christian Eriksen free-kick 90+7' from r/soccer
Lukaku barazon rezultatin për Interin
Romelu Lukaku ka barazuar rezultatin për Interin në derbin kundër Milanit. Lukaku realizoi nga penalltia në minutën e 71-të.
Zlatan Ibrahimoviq kishte realizuar golin e epërsisë për Milanin në minutën e 31-të. Ibrahimoviq në minutën e 58-të është përjashtuar me kartonin e dytë të verdhë.
Pas 74 minutave në çerekfinalen e Kupës së Italisë rezultati është 1:1.
Inter [1] - 1 Milan - Romelu Lukaku penalty 71' from r/soccer
Zlatan Ibrahimović second yellow card against Inter 58' from r/soccer
Zënkë mes Ibrahimoviqit dhe Lukakut në fund të pjesës së parë
Zlatan Ibrahimoviq ka pasur një zënkë me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, në fund të pjesës së parë të derbit mes Interit dhe Milanit. Milani po kryeson 1:0 në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Ibrahimoviq e ka realizuar golin e epërsisë.
Ibrahimoviq realizon golin e epërsisë për Milanin në derbin ndaj Interit
Zlatan Ibrahimoviq ka realizuar golin e epërsisë për Milanin në derbin e qytetit ndaj Interit. Milani po kryeson pas 32 minutave në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë me 1:0.
Ibra realizoi pas asistimit të Soualiho Meites.
Inter 0 - [1] Milan - Zlatan Ibrahimović 31' from r/soccer
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ibra vazhdon kritikat ndaj LeBron Jamesit

Broja shënon gol, Vitesse në finale të Kupës

City shënon fitoren e 21-të rresht

Dortmundi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Juventusi me fitore bindëse, Ronaldo arrin shifrën e 20 golave

Shala megjithatë mbetet te Valerenga

Ylli “frikësohet” nga lëndimet, merr edhe një amerikan

UEFA e vlerëson pozitiv zhvillimin e Evropianit në shumë vende

Krasniqi realizon gol për Schaffhausenin

Prishtina në pozitë të mirë për të vazhduar me pjesëmarrje të rregullt evropiane

Portieri i Kosovës nuk ndihet fajtor për pranimin e 11 golave në dy ndeshje
