1 perditesime
23:07

Tjetër fitore për Arsenalin e Xhakën në Premier League

Arsenali ka vazhduar me përmirësim të formës, duke shënuar një tjetër fitore në Premier League. Të martën mbrëma në kuadër të xhiros së 20-të të kampionatit anglez, Arsenali fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Southamptonit. Stuart Armstrong kaloi Southamptonin në epërsi, por Nicolas Pepe shënoi pas asistimit të Xhakës për të barazuar shifrat.

Bukayo Saka realizoi në minutën e 39-të për 2:1, ndërsa Saka asistoi për Alexandre Lacazetten që vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 73-të.

Xhaka e kompletoi ndeshjen, ndërsa Shkodran Mustafi nuk ishte i grumbulluar.

Arsenali është i teti me 30 pikë. Southamptoni renditet i 11-ti me 29 pikë.

21:40

Xhaka asiston, Arsenali po barazon 1:1

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ka asistuar për Arsenalin, që po barazon 1:1 në udhëtim te Southamptoni. Ndeshja i takon xhiros së 20-të të Premier Leagues.

Southamptoni kaloi në epërsi në minutën e tretë nëpërmjet Stuart Armstrong, por Arsenali barazoi shifrat në minutën e tetë. Nicolas Pepe shënoi pas pasimit të Xhakës.

 

Southampton 1 - [1] Arsenal - Nicolas Pépé 8' from r/soccer