Sport

Rezultatet e mëdha nga Turqia, Ballkani shpreson t’i vazhdojë në Kosovë

Rezultatet e mëdha nga Turqia, Ballkani shpreson t’i vazhdojë në Kosovë
 

Prishtinë, 26 janar – Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë. Skuadra nga Suhareka do të përballet me skuadrën Montana, që garon në elitën e futbollit të Bullgarisë.

Ballkani ka luajtur deri më tani tri miqësore në qytetin bregdetar turk. Ka shënuar tri fitore. Dy prej fitoreve i arriti ndaj skuadrave që janë të njohura dhe goxha mirë të renditura në kampionatet e vendeve të tyre.