Sport

Te Levante të lumtur për golin e Bardhit

Te Levante të lumtur për golin e Bardhit
 

Enis Bardhi ka realizuar gol të bukur të martën mbrëma, ndërsa Levante ka fituar 4:2 ndaj Valladolidit në 1/8 e finales së Kupës së Spanjës.

Për Bardhin ishte ndeshja e dytë pas rikthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës që nga nëntori. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut realizoi gol të bukur nga goditja e dënimit. Ai goditi zhagas. Te Levante janë të lumtur që Bardhi është kthyer dhe ka shënuar gol. “Është lajm i mirë që ai ka luajtur pa telashe dhe në nivel të lartë”, ka theksuar trajneri i Levantes, Paco Lopez. “Ne jemi shumë të lumtur për të pasi Bardhi ka pasur periudhë të keqe dhe është një lojtar tjetër që do të na ndihmojë të arrijmë objektivat”, ka shtuar Lopez. Vetë Bardhi ka theksuar se dëshirojnë që të shkojnë shumë lart në garën për Kupë. Sipas tij shumë do të varet nga rivali i ardhshëm.