Sport

Mkhitaryanit i rinovohet automatikisht kontrata

Mkhitaryanit i rinovohet automatikisht kontrata
Foto: Reuters
 

Mesfushori Henrikh Mkhitaryan ka luajtur 24 ndeshje për Romën këtë sezon dhe kontrata e tij do të rinovohet automatikisht kur të regjistroj paraqitjen e 25 me ekipin italian.

Mediumet në Itali kanë raportuar se në kontratën aktuale të Mkhitaryanit që i skadon në fund të këtij edicioni është një klauzolë e veçantë që automatikisht ia rinovon kontratën edhe për një vit nëse ka 25 paraqitje këtë sezon.