Sport

Basketboll, mësohen çiftet për Kupë

 

Ndeshja ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, do të jetë e para në kuadër të turneut të Kupës së Kosovës në basketboll “Final 8” që do të mbahet në Suharekë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 3 shkurt prej orës 16:00, ka njoftuar të premten Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK). Ndërkohë, në të njëjtën datë, do të luhet edhe ndeshja tjetër çerekfinale ndërmjet Yllit dhe Bashkimit, që do të nisë prej orës 19:00. “Final 8” do të nis më 3 shkurt dhe do të përfundoj me datën 7 shkurt kur do të zhvillohen ndeshjet finale në të dyja konkurrencat. Një ditë më vonë, do të zhvillohen dy ndeshjet tjera, që do ta mbyllin fazën çerekfinale: Ponte Prizreni – Vëllaznimi (16:00) dhe Peja – Sigal Prishtina (19:00). Të premten (5 shkurt), do të zhvillohen duelet gjysmëfinale kurse të dielën finalja. Finalja e meshkujve do të nis në orën 17:30 ndërsa prej orës 14:00 do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, ku do të takohen Prishtina me Bashkimin.