Sport

Deulofeu i bashkohet Udineses

 

Sulmuesi spanjoll Gerard Deulofeu ka kompletuar transferimin e tij te Udinese nga Watfordi. Ish-sulmuesi i Barcelonës e Milanit, ka firmosur kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2024.

Deulofeu ishte huazuar te Udinese nga Watfordi në tetor, por klubi i Series A ka vendosur ta shfrytëzojë opsionin për ta bërë transferimin e plotë.