Sport

Costa drejt West Hamit

Foto: AP
 

Diego Costa pritet t'i bashkohet skuadrës së West Ham Unitedit pasi mediat angleze kanë shkruar të martën se palët pothuajse janë dakorduar. West Hami është në kërkim të një sulmuesi kurse Costa është lojtar i lirë dhe mund t'i bashkohet ekipit nga Londra edhe pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit që u mbyll të hënën. Costa muajin e shkuar shkëputi kontratën me Atletico Madridin dhe prej asaj kohe është në kërkim të një ekipi të ri.

Ai te West Hami po shihet si zëvendësim për Sebastien Hallerin, i cili u transferua te skuadra e Ajaxit. Costa 32-vjeçar këtë edicion ka shënuar dy gola në shtatë paraqitje në La Liga kurse në Angli ka fituar dy tituj kampioni me skuadrën e Chelseat.