Sport

Anglia do të luajë miqësore me Austrinë e Rumaninë para Evropianit

 

Përfaqësuesja e Anglisë do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor, me Austrinë dhe Rumaninë si përgatitje para pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit të Anglisë.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në Angli. Më 2 janar, anglezët do të përballen me Austrinë, kurse katër ditë më vonë edhe me Rumaninë, ndonëse stadiumet ku do të luhen miqësoret do të konfirmohen më vonë.