Sport

Vojvoda kthehet në stërvitje

 

Futbollisti i Torinos mund të përfshihet për ndeshjen ndaj Atalantës Mërgim Vojvoda është kthyer në stërvitje me Torinon. Mbrojtësi i krahut të majtë i është bashkuar ekipit ditën e mërkurë dhe ka stërvitur me grupin. Vojvoda mund të ftohet për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantës. 26-vjeçari lëndoi krahun në ndeshjen kundër Milanit në kuadër të Kupës së Italisë. Vojvoda i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit, ndërkaq deri më tani është paraqitur në 16 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontribuuar me dy asistime në Serie A.