Sport

Ylli, finalisti i parë i Kupës së Kosovës

 

Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli, të premten ka mposhtur bindshëm skuadrën e Rahovecit në gjysmëfinalen e parë me rezultatin 87:66, të luajtur në palestrën “13 Qershori” të Suharekës ku edhe po mbahet turneu “Final 8” i Kupës së Kosovës që nisi të mërkurën dhe do të përfundojë të dielën.