Sport

Chelsea siguron Boatengun

 

Jerome Boateng pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Chelseat për edicionin e ardhshëm.

“Todofichajes” ka njoftuar të hënën se Chelsea tashmë ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin gjerman, i cili në “Stamford Bridge” do të transferohet si futbollist i lirë pasi kontrata me Bayernin i skadon në fund të këtij sezoni. Thuhet se Boateng është pajtuar me kontratë dyvjeçare te Chelsea dhe tashmë ka njoftuar edhe Bayernin për vendimin e tij. Boateng 32-vjeçar këtë sezon ka 22 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat. Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Manchester City kurse karrierë ka bërë edhe te Hamburgu e Hertha Berlini.