Sport

Mustafi do të mbetet në Bundesligë

Foto: Schalke
 

Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi do të jetë pjesë e Bundesligës edhe sezonin e ardhshëm por jo edhe e Schalkes, ekip që po rrezikon rënien këtë edicion në një kategori më poshtë.

“Sport Bild” ka raportuar të mërkurën se Mustafi është i vendosur që të mbetet në futbollin gjerman përtej këtij edicioni, ndonëse kontrata me Schalken i skadon në verë. Bëhet e ditur se Mustafi tashmë ka marrë oferta nga skuadrat tjera të Bundesligës dhe pritet ti shqyrtojë ato në verë. Ai pritet të largohet nga Schalke, ekip të cilit iu bashkua muajin e shkuar si lojtar i lirë pasi shkëputi kontratën me Arsenalin.