Sport

Nagelsmanni i lumtur që do të luajë në Hungari ndaj Liverpoolit

Nagelsmanni i lumtur që do të luajë në Hungari ndaj Liverpoolit
 

Trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann, ka insistuar të mërkurën se nuk është i dëshpëruar që ndeshja e parë në shtëpi në Ligën e Kampionëve, në kuadër të 1/8 së finales kundër Liverpoolit, do të zhvillohet në Hungari.

Rregullat e rrepta kanë bërë që “të kuqtë” të mos lejohen të udhëtojnë në Gjermani dhe ndeshja e javës së ardhshme, të martën, të luhet në “Pushkash Arena”, në Budapest.