Sport

Ditët e Bale te Tottenhami dëshmojnë rënien e madhe të uellsianit

 

Londër, 11 shkurt (AP) – Me të kompletuar seancën e fundit stërvitore përpara duelit të Tottenhamit kundër Evertonit në Kupën FA, Gareth Bale postoi një fotografi inkurajuese për 43.7 milionë ndjekësit e tij në “Instagram”: “Seancë e mirë stërvitore sot”.

Megjithatë doli që nuk ishte seancë aq e mirë për uellsianin, i cili pas stërvitjes u njoftua nga shtabi teknik i skuadrës se nuk do të ishte me pjesën tjetër të ekipit, që do të udhëtonte të përballej me Evertonin në stadiumin “Goodison Park”. Sipas trajnerit të Tottenhamit, Jose Mourinho, Bale “nuk ndihej rehat” me një dëmtim të mëparshëm dhe informoi zyrtarët e klubit se do të duhej të punonte me departamentin e shkencës sportive në vend që të udhëtonte.