Sport

Chelsea ofron Jorginhon për Eriksenin

 

Skuadra e Chelseat i ka propozuar Interit një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve në fund të sezonit, raporton sajti italian “Calciomercato” të premten. Londinezët i kanë kërkuar ekipit italian kartonit e Christian Eriksenit plus para për mesfushorin Jorginho, i cili ka kërkuar largimin nga Chelsea në fund të këtij edicioni. Mësohet se Chelsea krahas kartonit të Eriksenit ka kërkuar Interit edhe 20 milionë euro për arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve. Eriksen pritet të largohet nga Interi në fund të këtij edicioni dhe pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Eriksen ishte nxjerrë në shitje nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit për 20 milionë euro. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024. Ndërkohë, Jorginho ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 dhe këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim në 22 ndeshje në të gjitha garat.