Sport

Neymar e Di Maria mungojnë ndaj Barcelonës

 

Trajneri Pochettino publikon listën e lojtarëve të ftuar për Champions League

Ylli brazilian, Neymar, dhe sulmuesi i krahut, Angel di Maria, do të mungojnë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Lëndimi i brazilianit Neymar është më serioz dhe mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese, ndërsa Di Maria do ta humbë vetëm ndeshjen e parë.